Një kriminel i njohur si 2N, pjesëtar i banës së njohur për trafikim droge, ka rrëmbyer dy motra medicinale në rrugët e Rio de Zhaneiros në Brazil dhe i ka detyruar që t’iu ndihmojnë personave të varfër.
Thomaz Vieria Gomez, 24-vjeçar, dërgoi motra medicinale në Salgueiro, për t’iu dhënë vaksina personave pa mbrojtje shëndetësore, të prekur nga ethet e verdha, transmetojnë mediat braziliane.
Gomes i shoqëruar nga pjesëtarë të bandës së tij me këtë rast kishte vjedhur edhe një sasi të vaksinave dhe shfrytëzoi rastin që të vaksinohej edhe ai për t’u mbrojtur nga sëmundja e rrezikshme.
Motrat medicinale janë liruar më pas dhe thanë se Gomes, anëtar i bandës Comando Vermelho, nuk ishte treguar i ashpër ndaj tyre.
Ethet e verdha është sëmundje e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse. Ajo bartet nga mushkonjat dhe shkakton dëmtimin e qelizave të gjakut dhe çrregullime që çojnë në gjakderdhje në shumë organe të trupi.