Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria po pret versionin e KFOR-it, që po heton rastin në fjalë.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.
“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, shkroi Rama në Twitter.
Whoever says that we are keeping silent or who seeks for us to fuel the fire by raising accusations, while KFOR is investigating the case would not care about either Kosova or Albania, but only about the murky political fight with me or the imaginary war policy with Serbia!
— Edi Rama (@ediramaal) June 14, 2023