Rrënohet dy objekte banimi me rrezikshmëri në Vushtrri

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:18 | Nga

Duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve për rrezikun që i kanoset nga objektet e vjetra që gjenden në rrugën ”Ismail Qemali“, e që një kohë të gjatë ka shërbyer si “tualete publike “, Komuna e Vushtrrisë ka bërë vlerësimin e rrezikshmërisë.

Pasi që Komisioni ka vërtetuar se gjendja e këtij objekti paraqet rrezik permanent, kanë vazhduar procedurat tjera të cilat bazuar në rregulloren komunale, parasheh që ndërtesat që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve duhet të rrënohen.

Ky objekt dhe një tjetër në Rrugën “ Safet Ajeti “ janë rrënuar dje,respektivisht sot. Drejtori i Drejtorisë për Inspektime, Betim Kollari ka thënë se së pari janë njoftuar vetë pronarët përmes njoftimit publik, por pasi që ata nuk kanë ndërmarrë asgjë atëherë Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Punë Inspektuese ka marrë vendim që pa humbur kohë objektet të rrënohen.

Aksioni për rrënimin e objekteve të pa banuar dhe që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Image may contain: house, sky and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: sky and outdoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme