Një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, është rrënuar, të enjten në mëngjes.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata “Ec ma ndryshe”.
Kjo organizatë nga Prizreni rekomandon marrjen e vendimit për moratorium për këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (me përjashtim të atyre me natyrë emergjente), përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Ndërkohë, procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent, thekson “Ec ma ndryshe”.