Durrësi është vendi që është prekur më shumë nga tërmeti i ditës së martë i cili la edhe 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.Pas tërmetit ka filluar edhe kontrolli për banesat të cilat janë të pabanueshme dhe ka filluar prishja e tyre.
Momentalisht po prishet hotel “Vila Verde”
I pranishëm ka qenë edhe Haki Çako i cili u pyet nga gazetarja e Top Channel Elda Menga për detaje se sa banesa pritet që të prishen.
Menga: Mund të na thoni pak më shumë detaje sa banesa parashikohen të prishen?
“Vazhdon procesi është një proces që vlerësohet vetëm nga inxhinierët, Të lutem se erdhi kryeministri”, tha Çako.