Rrënohet një objekt në “Rrugën B”, se respektoi vendimin e Inspekcionit

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:11 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit, ka zhvilluar një aksion në “Rrugën B”, për rrënimin e një objekti, shkruan Ekonomia Online.

Sipas Drejtorit të inspekcionit Adonis Tahiri, edhe vitin e kaluar është rrënuar një objekt në të njëjtin vend, ndërsa tutje shtoi se pavarësisht urdhërit të inspektoristit pala nuk ka ndërprerë punimet.

“Jemi këtu për të zbatuar për rrënim për një pjesë të objekti. Më këtë objekt madje ka pas rrënime edhe vitin e kaluar por pala nuk e ka respektuar vendimin e inspekcionit dhe ka filluar me ndërtim përsëri”.

“Në një procesverbal e kam gjetur në tetor të vitit të kaluar dhe një të janarit sipas inspektorit thuhet se është mbindërtim dhe pavarësisht proces verbaleve pala nuk i ka ndërpre punimet pavarësisht urdhrit të inspekcionit. Ne javën e kaluar kemi nxjerrë vendimin për rrënim”.

Tahiri gjithashtu shtoi se të gjithë ata që ndërtojnë objekte pa leje do ta kenë fatin e njëjtë, raporton EO.

“Jemi këtu gjithashtu të përçojmë mesazh qe mos të bëjnë ndërtime të tilla për shkak se secili prej tyre do ta ketë fatin e njëjtë”.

Pronari i ndërtesës së rrënuar është Shaban Konxheli, kurse bashkëinvestitor është Agim Mani.

Ndërsa pronari i kompanisë që ka ndërtuar objektin pa lejen e Komunës, ka thënë se nuk ka bërë ndonjë shkelje dhe se ka të drejtë të bëjë adaptim të objektit.

Të ngjashme