Rrënohet një objekt pa leje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është kryer rrënimi i tretë për këtë javë, pranë magjistrales Prishtinë- Ferizaj.

Sipas njoftimit për media, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat nevojshme të cilat nuk janë zbatuar.

Komuna njofton se inspektorët e ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi.

Të ngjashme