Rrënohet objekti i vjetër i Komunës së Lipjanit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nxjerrë Urdhëresë përmes së cilës ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe parkimin e automjeteve afër objektit të Komunës së Vjetër, në rrugën “Shqipëria” ku ka filluar rrënimi i objektit të Komunës së Vjetër.

Kjo ndalesë do të vlejë deri në përfundimin e rrënimit të terësishëm të objektit për shkaqe të sigurisë së qytetarëve gjatë punimeve.

Po ashtu me këtë Urdhëresë qytetarëve u ndalohet shfrytëzimi i rrugicave për hyrje dhe dalje në sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Lipjanit dhe secilës rrugicë që kufizohet me objektin dhe hapësirën që rrethon objektin e vjetër të Komunës së Lipjanit.

Objekti i ri i Administratës Komunale të Lipjanit u përurua më 28 nëntor 2022, në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në një ceremoni solemne. Objekti i ri i ka hapësirë prej 5000 metra katrorë, nga të cilat rreth 900 metra katrorë i takojnë Arkivit.

Por, një pjesë e administratës kishte vazhduar edhe disa muaj të funksiononte në objektin e vjetër.

Të ngjashme