Deputeti Adem Hoxha ka kërkuar nga shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht në Restelicë, pas rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur në ditët e kaluara.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lëvizja është e vështirësuar, teksa qasja në disa shtëpi është e bllokuar.
“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar”.
“Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka shkruar Adem Hoxha.