Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në orët e pasditës së sotme, rruga që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje.
Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmerojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marrë masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor.
MI kërkon nga qytetarët që të shmangin frekuentimin e kësaj pjese, ose të përdorin rrugët alternative.