Rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer u kanë marre jetën të paktën pesë personave dhe kanë shkatërruar një fshat të tërë në Kili.
Në fshatin e largët të Villa Santa Lucia pesëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur.
Presidentja Michelle Bachelet ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e famshme turistike.
Mijëra banorë mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike .
“Kam urdhëruar ekipet e shpëtimit të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur popullin e Villa Santa Lucia”, tha Bachelet.
Shumica e shtëpive të fshatit ishte shkatërruar nga rrëshqitja e dheut. Një pjesë e luginës në të cilën ndodhet fshati u “gllabërua” nga një sasi e madhe e baltës nga malet përreth.
Mediat lokale raportuan se rajoni kishte përjetuar shi jashtëzakonisht të madh për 24 orët e fundit. Dhjetëra njerëz janë transportuar me helikopter dhe janë dërguar në qytetin fqinj.