Rreth 1 500 persona e gëzojnë statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës. Përderisa në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, kanë aplikuar 2 000 persona, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Feride Rushiti, drejtoreshë në Qendrën, Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKMRT).
Ajo më tej ka shtuar se përveç pensionit kjo kategori nuk i gëzon edhe benificionet e tjera siç është trajtimi shëndetëso jashtë vendit.
Por për disa përparësi që u garantohen si ajo në punësi, lirimi nga tatimi në pronë e të tjera, kjo kategori nuk i përfiton ngase ende ekziston frika e shpërfaqjes në publik, duke u frikësuar se mund të sitigmatizohen nga shoqëria.
“Deri më tani janë rreth 2 000 mijë aplikime që janë pranë këtij Komisioni dhe rreth 1 500 prej tyre tani veç përfitojnë statusin si e mbijetuare e dhunës seksuale të luftës dhe marrin një pension ka shteti, i cili është pension jetësor dhe i’u dedikohet personave që e kanë përjetuar dhunën seksuale”.
“Beneficionet tjerat të cilat i’u garantojnë me ligj janë beneficione për tretmanë shëndetësor jashtë shtetit po është një benfecion që ka mbetur dhe nuk ka kurrfarë vlere pasi ende me ligj nuk i’u sigurohen shërbime shëndetësore primare sekondare terciare”.
“…pastaj përparësi punimi edhe këtu e kanë vështirë të shpalosën dhe tregojnë po edhe të lirohen nga disa tatime që parashihen me ligje d.m.th aktualisht ato përfitojnë vetëm pensionin personal ndërsa të drejtat e tjera qoftë strehim për kategori sociale, qoftë përplasi punësim, qoftë lirime nga tatimi në pronë nuk përfitojnë asnjë pasi që ende janë të mbyllur dhe ende nuk flasin publikisht dhe kanë frik që stigmatizohen nga shoqëria nga institucionet ku ato kërkojnë ndihmën e tyre”.
Duke folur për zgjatjen e mandatit të Komisionit, ajo pohoi se kjo është mundësi shtesë që mundësia gratë dhe burrat që kanë përjetuar krime të dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë dhe të përfitojnë pensionin ashtu siç parashihet me ligj, raporton EO.
“Zgjatja e mandatit të Komisionit joqeveritarë për njohjen dhe verifikimin e viktimave të dhunës seksuale të luftës do të ketë ndikim të dukshëm tek ky komunitet po dhe të familjarët e tyre për faktin që deri me 5 shkurt sa ka pas mandat e tani dy vjet shtet me ligj po edhe dy vjet pastaj në mandat të Qeverisë do jepet mundësia grave dhe burrave që kanë përjetuar krime të dhunës seksuale gjatë luftës që të aplikojnë dhe të përfitojnë pensionin ashtu siç parashihet me ligj”.