Një studim i Kolegjit Imperial në Londër sugjeron se rreth 100.000 persona janë duke u infektuar me koronavirus çdo ditë në Angli.
Studimi vlerëson se ritmi i pandemisë po përshpejtohet, andaj numri i personave të infektuar edhe duke u dyfishuar çdo nëntë ditë.
Autorët besojnë se aktualisht ky vend është në një “fazë kritike” dhe se “diçka duhet ndryshuar”.
Qeveria britanike është duke zbatuar strategjinë e saj rajonale, mirëpo ekspertët janë duke paralajmëruar se territori britanik është duke arritur shpejt te piku i infektimeve që janë regjistruar në pranverë.
Profesori Steven Riley, një nga autorët e studimit, ka thënë se “është zhgënjyer” kur ka pranuar të dhënat, që sipas tij tregojnë se “masat aktuale nuk janë të mjaftueshme”.
“Duhet të ketë ndryshim, shkalla e rritjes është e shpejtë, në një mënyrë apo tjetër duhet të ketë ndryshime para Krishtlindjes”, ka thënë ai, shkruan REL të enjten.
Ai ka përmendur në mesin e ndryshimeve, ose respektimin më të madh të masave nga publiku, ose kufizime tjera të vëna nga ana e qeverisë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 945,378 persona të infektuar me koronavirus prej kur ka shpërthyer pandemia në këtë vend.
Prej tyre, 45,765 pacientë kanë vdekur.