Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për studentët që zgjedhin të studiojnë në UBT, rektori prof. dr Edmond Hajrizi i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kapaciteteve infrastrukturore të UBT-së.
UBT zhvillon veprimtarinë mësimore dhe shkencore në disa objekte. Në Kampusin Inovativ në Lipjan janë të pozicionuar tri objekte të ndërtuara me model dhe infrastrukturë më moderne. Objekti i UBT-së në Prishtinë, si dhe qendrat e UBT-së në Ferizaj dhe në Prizren, të cilat plotësojnë të gjitha kushtet për realizimin e procesit mësimor.
Rreth 100 laboratorë janë në dispozicion të studentëve për të zhvilluar punën praktike. Për të bërë më të lehtë mësim-nxënien, UBT në Kampusin Inovativ ka shtuar edhe shumë laboratorë të rinj, si mbi 50 laboratorë bashkëkohorë dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të gjitha fushat e shëndetësisë, kurse laboratorët aktualë, përfshirë atë të Arkitekturës, Infermierisë, SHKI-së, Mekatronikës, Shkencave të Ushqimit, Inxhinierisë së Energjisë etj, janë plotësuar me aparaturë dhe mjete të reja.
Këta laboratorë krijojnë kushte komode për realizimin e procesit të mësimdhënies. Të gjithë laboratorët janë të pajisur me materiale të nevojshme për zhvillimin e orëve mësimore.
Rektori i UBT-së prof. dr Edmond Hajrizi tha se strategjia e UBT-së në vazhdimësi është që të bëjmë më të përshtatshëm studimin në zhvillimin e punëve praktike në laboratorë.
“Ne si një shtet në zhvillim, kemi nevojë për kuadro të reja dhe të përgatitura profesionalisht, që nuk kanë nevojë të bëjnë punë praktike jashtë vendit, sepse të gjitha do t’i gjejnë në UBT dhe do t’i zbatojnë po këtu”, tha Hajrizi.
Së shpejti pritet që të bëhet përurimi i Qendrës më të madhe të Inovacionit për Mjekësi.