Rreth 100 raste tjera për të cilat dyshohej se janë prekur nga koronavirusi, janë kryer testet dhe të gjitha kanë rezultuar negative, do të thotë nuk janë infektuar me COVID-19 (koronavirus), mëson Gazeta Express.
Para pak kohe janë konfirmuar edhe dy rastet të tjera me koroanvirus, njëri rast nga Stublla e Vitisë, dhe tjetra një grau 37-vjeçare që kishte qëndruar në Brecia të Italisë.
Kujtojmë se si rezultat i dy të prekurve të fundit me koronavirus, komuna e Malishevës është futur në karantinë si masë parandaluese për t’u infektuar me COVID-19 – koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njëri rast është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeçar, dhe një rast 37 vjeçare, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë dhe vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec i Malishevës.