Rreth 100 të rinj nga Llapi sot i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton kjo parti.
Të anëtarësuarit e rinj i kanë pritur Daut Haradinaj e Besnik Tahiri, transmeton Ekonomia Online.
“Tashmë Aleanca shihet si partia me alternativën më serioze për zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në një postim të Aleancës në Facebook.
“Për dy vite mandat Qeveria Haradinaj ka dëshmuar mjaftueshëm besnikërinë ndaj shtetit, e përkushtimin ndaj qytetarëve. Kështu do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme”.