127 milionë e 837 mijë e 883 persona janë shëruar nga virusi COVID-19 në botë, raporton Gazeta Express.
Sipas faqes botërore të statistikave, worlometers.info, 150 milionë e 292 mijë e 993 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 3 milionë e 165 mijë e 952 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 32 milionë e 983 mijë e 695 raste, prej të cilave 25 milionë e 584 mijë e 747 janë shëruar.
Pastaj India me 18 milionë e 376 mijë e 524 raste dhe 15 milionë e 86 mijë e 878 të shëruar dhe Brazili me 14 milionë e 523 mijë e 807 raste dhe 13 milionë e 91 mijë e 714 të shëruar.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 104 mijë e 717 raste nga 527 mijë e 692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
2 mijë e 153 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485