Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë njerëzve anë e mbanë botës që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.
Sipas World Meters në botë deri tani kanë vdekur 642,829 pacientë, teksa janë infektuar 15,947,644 persona si dhe janë shëruar 9,743,602 njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuar të Amerikës prijnë me 148,492 viktima, 4,248,492 të infektuar dhe 2,028,361 pacientë të shëruar.
Brazili zë vendin e dytë me 85,385 viktima, 2,348,200 të prekur dhe 1,592,281 të shëruar.
Ndërsa India është në vendin e tretë me 31,425 të vdekur, 1,339,067 persona të infektuar dhe 850,295 pacientë të shëruar.