Rreth 20 mijë lëndë të trajtuara nga Prokuroria e Mitrovicës në vitin 2018

Mitrovicë | 26 Dhj 2018 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka mbajtur sot kolegjiumin e fundit për vitin 2018 të prokurorëve të kësaj prokurorie, me pjesëmarrjen të Laura Pulës, prokurore e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, e cila është e caktuar si mbikëqyrëse për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme të punës së përditshme të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, raporti mujor i punës për të gjithë prokurorët, shqyrtimi i realizimit të planit vjetor të punës, si dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori në kryerjen e punëve të përditshme.

Kryeprokurori Shyqyri Syla ka thënë që është shumë i kënaqur me punën e kryer nga prokurorët e këtij institucioni, shumica e objektivave të caktuara në fillim të vitit janë tejkaluar, dhe mbi 90 % të akuzave të përpiluara nga ky institucion kanë kaluar nëpër gjykatat e regjionit të cilin e mbulon kjo prokurori. Gjithashtu rezultat i kënaqshëm është fakti që rreth 20.000 lëndë janë trajtuar nga kjo prokurori në vitin 2018, përfshirë këtu lëndë të të gjitha natyrave të përfunduara në këtë prokurori dhe nëpër stacione policore.

Në anën tjetër Laura Pula, prokurore e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, e cila është e caktuar si mbikëqyrëse për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është shprehur e kënaqur me efikasitetin e prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, posaçërisht me punën e prokurorëve të integruar të komunitetit serb, duke deklaruar që pasi ka përcjellur punën e secilit prokuror veç e veç ka parë që rezultatet e punës për vitin 2018 së këtyre prokurorëve janë tejkaluar, dhe se fundi i vitit e gjen këtë prokurori me më shumë lëndë të kryera të korrupsionit se sa fillimi i vitit.

Gjatë vitit 2019 Prokuroria Themelore e Mitrovicës do ti ketë prioritet mes tjerash lëndët e korrupsionit, lëndët me të mitur, lëndët me narkotikë, si dhe lëndët e kontrabandimit të mallrave për shkak se ka filluar të shënojë rritje si pasojë e taksës prej 100 % të vënë nga Qeveria e Kosovës.

Prokuroria Themelore e Mitovicës mban çdo muaj mbledhje të rregullta me prokuroren e Kryeprokurorit të Shtetit Laura Pula, e cila është e caktuar përgjegjëse për këtë prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme