Sot, është bërë nënshkrimi i kontratës për studentë dhe nxënes përfitues të bursave nga Komuna e Obiliqit.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte kryetari i Komunës Xhafer Gashi, i cili së bashku me drejton komunal të arsimit, Agim Spahiun dhe studentët përfitues të kësaj komune bënë nënshkrimin e kontratës së bursave.
“ Komuna e Obiliqit vazhdon të këtë në fokus sektorin e arsimit dhe rritjen e cilësisë në arsim dhe se me ligjin për Obiliqit është krijuar mundësia e ndarjes së bursave në numër më të madh se viteve paraprake, ku vetëm në këtë vit janë ndarë 124 bursa për studentet e nivelit bachelor, 1 përfitues për studimet master dhe jemi në proces të ndarjes së bursës për studimet post-diplomatike, po ashtu 58 nxënes përfitues nga shkollat e mesme dhe 380 nxënes janë përfitues të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit ku 15 prej tyre janë nxënes me nevoja të veçanta”, tha kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi.
Si çdo vit, edhe kësaj rradhe është bërë ndarja e çmimit “Adem Preniqi“ ku përfitues ishte studenti Fisnik Krasniqi.
Përveç bursave, Kryetari Gashi pati edhe një lajm të mirë për nxënësit dhe studentët e Komunës së Obiliqit, duke i njoftuar se projekti për ndërtimin e Biblotekës së qytetit, do filloj vitin e ardhshëm,projekt ky vlera e të cilit kap shifrën rreth 400 mijë eurosh do jetë i disponueshëm për studentë, fëmijë e të moshuar.