Rreth 30% e fshatrave të Dibrës janë të bllokuara nga bora

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Fshati Popçisht njësia administrative Moglic, bashkia Maliq ku bora ka shkuar 50 cm. Rinisin reshjet e borës në Dibër të Shqipërisë dhe si pasojë rreth 30% e fshatrave janë të bllokuar.

Reshje me intensitet më të ulët kanë rinisur nga ora 6 e mëngjesit.

Ne shkollat 9 vjeçare te qytetit dhe të njësive administrative nuk zhvillohet mësim.

Situata mbetet emergjente pasi shumë fshatra mbeten te izoluara: Selishtë, Lurë, Zall e Dardhë. Ato janë dhe më problematiket pasi lëvizet vetëm në këmbë ose me kafshë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme