Sipas një studimi të ri, rreth 30 për qind e personave të infektuar mund të mos zhvillojnë antitrupa që e mbrojnë organizmin nga përsëritja e infektimit.
Adminsitrata amerikane ka thënë se rezultatet e testimeve për antitrupa janë sinjal thelbësor për mundësinë e riaktivizimit të ekonomisë dhe jetës normale.
Megjithatë, shkencëtarët në Universitetin e Fudan-it në Kinë zbuluan se gati një e treta e pacientëve që ata i testuan kishin nivel aq të ultë të antitrupave të koronavirusit, saqë kishin pak gjasa që të jenë imunë ndaj një infeksioni të ri.
Organizmi i njeriut prodhon shumë antitrupa të fuqishëm, kur sulmohet nga viruset apo bakteret.
Në Shtetet e Bashkuara janë ngritur shumë pyetje për mënyrën e testimit për antitrupa.
Shkencëtarët kinezë bënë teste të antitrupave në 175 persona që ishin diagnostikuar me koronavirus dhe më pas ishin shëruar.
Personat e përfshirë në hulumtim ishin nga mosha 15 deri në 85-vjeçare dhe moshat e ndryshme kishin nivele të ndryshme të antitrupave.
Dhjetë prej tyre kishin nivel aq të ulët të antitrupave, saqë ishin të parëvejtshëm gjatë testimit, shkruan “Daily Mail.