Rreth 30 persona të helmuar nga ushqimi në Malishevë

| 13 Tet 2023 | 21:28 | Nga

Rreth 30 persona dyshohet se janë infektuar nga ushqimi në Malishevë, ka konfirmuar drejtori për shëndetësi në këtë komunë, Hajdin Berisha.

Ai ka thënë se situata është duke u menaxhuar me sukses.

Në njoftimin e Komunës së Malishevës thuhet se situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor, organeve përgjegjëse komunale, nga AUV-i dhe nga organet e drejtësisë.

Ndërkohë, disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në Spitalin e Prizrenit.

Të ngjashme