Vetëm rreth 33 mijë aplikime kanë shkuar në adresë të Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e teksteve shkollore, në dy ditët e para të afatit. Kjo shifër po konsiderohet e ulët nga njohës të çështjeve të arsimit, duke pasur parasysh që kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në nisjen e procesit mësimor. Sipas tyre, kjo shifër vjen edhe si shkak i mungesës së informacioneve nga prindërit për të aplikuar në platformën “E-Kosova”.
Më pak se 10% e prindërve që kanë fëmijët nxënës të shkollës fillore kanë aplikuar për subvencionim të teksteve shkollore, dy ditë pas hapjes së afatit.
Ndonëse kanë mbetur edhe 4 ditë, para se të nisë procesi mësimor, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, të publikuara mbrëmjen e së shtunës, janë rreth 33 mijë aplikime në platformën “E-Kosova”.
Kjo shifër po vlerësohet e ulët nga njohësit e arsimit, meqë sipas tëdhënave, rreth 300 mijë familje do të duhet t’i pajisin fëmijët e tyre vet me libra.