Anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW), hyri në grevë kundër General Motors dhe është ndalesa e parë e punës në industrinë e automjeteve amerikane në 12 vjet.
Rreth 50 mijë të sindikatës nga 31 fabrika të General Motors, të shpërndarë në 9 shtete u bënë bashkë, në grevën më të madhe kundër biznesit në fjalë, bashkim masiv i cili nuk shihej që prej 2007-së, përcjell Telegrafi.
Greva kur palët nuk e realizuan takimin e tyre zyrtar, megjithëse zëdhënësi i sindikatës Brian Rothenberg, tha se dialogu midis dy palëve ishte në vazhdim dhe një takim i ri i palëve është caktuar për të hënën. Sipas sindikatës, u theksua se General Motors po vinte fitimet para punonjësve të cilët ishin ata që mbanin në këmbë kompaninë, sidomos pas kontributit të çmuar të një dekade më parë, kur ajo gati shpalli falimentin dhe u desh edhe ndihma e qeverisë federale për ta tejkaluar atë.
Kompania tha se bëri një ofertë që përfshin përmirësim të ndarjes së pagave dhe fitimit për anëtarët e sindikatës, së bashku me investimet për të hapur vende të reja pune, por nuk u tha në mënyrë specifike se cila do të ishte zgjidhja. Më herët, General Motors kishte njoftuar se një punonjësi mesatar i saj fiton rreth 90 mijër dollarë në vit, por numri i punëtorëve në General Motors ka rënë ndjeshëm në dekadat e fundit, për shkak të një kombinimi të automatizmit, humbjes së një pjese tregu dhe burimeve të jashtme. Pavarësisht kësaj General Motors ende mban shumicën dërrmuese të makinave të shitura në tregun amerikan në Amerikën e Veriut dhe ka shumë më tepër fabrika në SHBA sesa në Meksikë ose Kanada.