Shërbimet spanjolle të shpëtimit njoftuan se shpëtuan brenda një dite të vetme në Mesdhe rreth 500 migrantë në përpjekje për t’iu afruar brigjeve spanjolle.
Shërbimi publik i shpëtimit në det njoftoi me anë të një postimi në Twitter se 484 persona u shpëtuan në ngushticën e Gjibraltarit dhe në Detin Alboran, që ndan Spanjën nga Maroku, shkruan kp.
Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për migrantët (ONM) që mban datën e 18 korrik, 18 653 migrantëve kanë mbërritur në Spanjë nga deti që prej fillimit të vitit.
Migrantët janë kryesisht me origjinë nga Afrika sub-sahariane , Guinea, Mali, Mauritania si dhe Maroku.