Rreth 500 studentë mund të kryejnë punën praktike në MKRS

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 11:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mundësimin e punës praktike për studentët e UP-së në këtë ministri.

Me këtë rast, ministri i MKRS-së, Kujtim Shala, tha se rreth 500 studentë nga pesë fakultete do të mund ta kryejnë punën praktikë në dikasterët e kësaj ministrie.

“Përfshirja e studentëve në punën e Ministrisë dhe institucioneve nacionale mendojmë që është rruga më emirë dhe mundësia më e mirë. Ky memorandum përfshin pesë fakultete të Universitetit të Prishtinës. Do të kemi vitin e parë si vit testimi dhe do të shohim mundësinë që të zgjerohet. Numri fillestar i studentëve që do të përfshihen në institucione do të jetë 500”, u shpreh ministri.

Gjithashtu, praktikantëve do t’iu kompensohet dita prej 15 euro deri në 18 euro. Më së paku dy herë në javë do të mund të punojnë nëpër vendet të cilat do t’i zgjedhin ata vet.

Kurse, rektori duke falënderuar ministrin për këtë mundësi tha se UP-ja po bënë përpjekje që studentëve të saj të ju mundësojë ti zbatojnë njohuritë në praktikë.

“Lidhja e arsimi, shkencës me praktikën është një synim i çdo universiteti dhe në kuadër të kësaj edhe UP-ja, është duke i bërë hapat e vet që studentët e Universitetit të Prishtinës ta kenë mundësinë që njohuritë e tyre ti zbatojnë në praktike dhe mundësia më emirë është që ministria e juaj me ju në krye zotëri ministër na e keni mundësuar”, u shpreh Dema.

Ky memorandum, do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2017.

 

 

Të ngjashme