Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka bërë të ditur se në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë do të jenë 7779 punonjës të policisë të cilët janë trajnuar.
Prej tyre 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.
7 mijë efektivë policie janë sot në terren me detyra konkrete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Jashtë çdo qendre votimi do të ketë një ose dy polic për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë procesit ndërsa në zonat ku ka informacione se mund të ketë probleme do të ketë forca shtesë në gatishmëri për ndërhyrje.