Rreth 80 persona dje janë mbledhur në një lokal në Skenderaj, duke mosvepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Me këtë rast është shoqëruar në polici pronari i lokalit, bën të ditur Policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona prezent. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.