Rrezikonin të mbyteshin me gomone në Himarë, shpëtohet çifti gjerman

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.

  • Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë mbi gomone.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme