Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka mohuar rrezikun se pas dorëheqjes së Zoran Zaev, Maqedonia e Veriut nuk do të jetë më pjesë e nismës “Open Balkan”.
Ai tha krah kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq se kriza politike në MV lidhet me qëndrimet e opozitës.
Gjithashtu theksoi se qytetarët kërkojnë të ecin përpara dhe pavarësisht se kush do të vijë në pushtet sipas Dimitrov, duhet të ketë marrëdhënie të mirë me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.
Ai theksoi se është me rëndësi që MV të mbetet pjesë e kësaj nisme, duke e cilësuar të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe qytetarët.
“Kishte një pyetje që lidhet me krizën politike në vendin tonë dhe që lidhet ngushtë me qëndrimet e udhëheqësve të opozitës. Është interesante që përmendët fjalën rrezik dhe në kokën time riskun e shoqëroj me liderën e opozitës.
Unë nuk mendoj që situata në skenën politike maqedonase ka arritur fazën e konkurencës me qeverinë. Do të ishte mirë që të kishim të tillë konkurrencë, ku aktorët politikë të tregonin se kush mund të bëjë më mirë.
Ne zhvilluan zgjedhje lokale. Edhe pse drejtëpërdrejtë e lidhim rezultatin e zgjedhjeve lokale me qeverinë, partitë e koalicionit qeveritar kanë fituar më shumë vota se opozita
Shumica e qytetarëve maqedonas duan të ecin përpara dhe kjo nënkupton fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal. Vullneti i qytetarëve ëshët që kushdo që të vijë në detyrë, vendi të ecë përpara.
Çka nënkupton se evropianizimi i vendit kërkon bashkëpunim më të ngushtë me fqinjët. Kështu që nuk shoh ndonjë rrezik për të dalë jashtë. Është me rëndësi që vendi im të mbetet pjesë e kësaj nisme”, tha ai.