Rreziku i vdekjes nga ndalimi i të rrahurave të zemrës tek futbollistët është më i madh se që është menduar, sugjeron një studim i realizuar së fundmi.
Veçse ka pasur vdekje të tilla duke përfshirë Marc-Vivien Foe përderisa ishte duke luajtur për Cameroon në moshën 28 vjeçare, apo mbrojtësi Ugo Ehigu që vdiq vitin që shkoi në moshën 44 vjeçare.
Studimi i publikuar në “New England Journal of Medicine”, shfaq të dhënat për dy dekada të 11,168 lojtarëve të rinj në Britani.
Sëmundjet që prekin muskujt e zemrës – cardiomyopathies – janë vrasës të qetë. Simptoma e parë është ndalimi i zemrës papritur.
Adrenalina, ndryshimet në elektrolite dhe dehidratimi, të gjitha këto rrisin rrezikun e shkaktimit të një arresti kardiak.
Nuk dihet saktë se cili është numri i vdekjeve nga ky shkak. Deri më tani është menduar se me pak se dy në çdo 100,000 lojtarë janë prekur nga kjo mirëpo studimi i fundit ka treguar një shifër prej shtatë në çdo 1000,0000 lojtarë.
“Duhet t’i hapim sytë për faktin se shifrat e vdekjeve janë më të mëdha se sa që kemi menduar, edhe pse janë të rralla” ka thënë kardiologja Sanjay Sharma.