Rreziku nga konsumimi i cigareve elektronike

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i cigareve elektronike rrit rrezikun e sulmeve të zemrës për një të tretën, kanë paralajmëruar hulumtuesit.

Shqetësimet po rriten në të gjithë botën lidhur me ndikimin afatgjatë të tymosjes në shëndet, përderisa këto pajisje janë mjaft të popullarizuara.

Megjithatë, cigaret elektronike mbeten në qendër të politikës së shëndetit publik, me zyrtarët që vazhdimisht këmbëngulin se përfitimet tejkalojnë çdo dëmtim potencial.

Studimi, që do të prezantohet në Konferencën Amerikane të Kardiologjisë në New Orleans më vonë këtë muaj, është një nga më të mëdhenjt të kryer ndonjëherë mbi ndikimin e tymosjes.

Ekspertët nga Universiteti i Kansas kanë ekzaminuar të dhëna nga më shumë se 90,000 përdorues të cigareve elektronike.

Ata gjetën se njerëzit që tymosin çdo ditë cigare elektronike kanë 34% më shumë gjasa të përjetojnë sulm në zemër, krahasuar me ata që nuk konsumojnë.

Të ngjashme