Rrëzimi i raportit të Marty-t në KiE, Balla: Kemi mbledhur firmat nga më shumë se pesë vende

| 13 Pri 2023 | 14:07 | Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi replikoi sot në seancën plenare të Kuvendit me deputetin e opozitës Tritan Shehu i cili tha se Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën.

Balla deklaroi se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t duke shtuar se “Kuvendi e ka adresuar këtë çështje dhe falë anëtarëve të delegacionit tonë në Këshillin e Europës (KiE), dhe këtu nuk i ndaj në të mazhorancës dhe opozitës, sepse aty jemi të gjithë bashkë në një shprehje kuptimplotë për inicimin në Asamblenë Parlamentare të KiE-së të një rezolute të re lidhur me pretendimet se gjoja gjatë luftës së UÇK-së ka pasur trafik organesh krimesh të tjera”.

Ai tha se qeveria e Kosovës një ditë më parë ka miratuar 14 prillin si ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe besoj se kjo mund të ishte një çështje që mund të ngrihej nga opozita”.

Balla propozoi që edhe Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet shqiptare gjatë kësaj dite të organizojnë aktivitete në përkujtim dhe solidaritetit me ato nëna e motra të Kosovës të cilat vuajtën dhe vuajnë akoma pasoja e asaj dhune gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, Balla duke iu drejtuar deputetëve të opozitës apeloi që të mos bëjnë më histori dhe politikë me çështje e Kosovës.

“Kemi miratuar së bashku një rezolute dhe duhet t’i qëndrojmë asaj rezolute dhe të mbështesim delegacionin tonë në KiE për të shkuar përpara me procedurën. Firmat tashmë janë mbledhur janë siguruar nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20”, deklaroi Balla./atsh/

Të ngjashme