Rrëzohen gurë në rrugën Pejë–Rugovë, rrezikohet siguria e shoferëve sipas medias lokale

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës, janë rrëshqitur gurë të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve.

Lëvizja e gurëve ka krijuar pengesa dhe mundësi të rritura për aksidente, veçanërisht për shoferët që nuk e kanë të qartë situatën në terren, ka raportuar mediumi lokal RTV Fontana.

“Rrëzohen gurë të mëdhenj në rrugën Pejë–Rugovë, rrezik për shoferët Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës , janë raportuar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Apelohet për kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, shmangie të kësaj rruge deri në stabilizimin e situatës”, thuhet në raportim.

Të ngjashme