Një zyrtar i emergjencës thotë se një avion i vogël është rrëzuar në një aeroport në Austrinë lindore, duke vrarë dy persona në bord.
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrit në Austri, Franz Resperger, i tha agjencisë austriake të lajmeve se aeroplani u rrëzua në mëngjes në një fushë afër pistës së aeroportit Veslau-Kotingbrunn, në jug të Vjenës duke lënë të vdekur dy persona.
Aktualisht nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.