Rrëzohet aeroplani në ShBA, ka viktima

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në jug të Virxhinias në SHBA. Policia njoftoi se si pasojë tre persona kanë vdekur.

Sipas mediave të huaja, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.

Ndërkohë që trupat u gjetën brenda aeroplanit.

Policia e shtetit identifikoi viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Wesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Të ngjashme