Rrëzohet duke punuar, vdes në QKUK

| 13 Tet 2023 | 09:26 | Nga

Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi i njëjti derisa kishte qenë në vendin e punës ishte rrëzuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili ishte dërguar në QKUK dhe nga mjeku ishte konstatuar vdekja e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme