Një helikopter është rrëzuar në aeroportin e Shkupit mesditën e sotme. Helikopteri i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
“Në platformën e vjetër të Stacionit policor në ‘Aeroportin ndërkombëtarë-Shkup’, pasi është furnizuar me derivate, helikopteri i MPB-së, M 17 nga shkaqe të panjohura deri tani gjatë ngritjes është rrëzuar. Në helikopter kanë qenë 5 persona. Sipas informatave të para, një person është plagosur“, – shkruan Alsat Maqedonia.