Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është në rrëzuar gjatë ditës së djeshme në vendin e tij të punës.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është informuar dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.