Rrëzohet një aeroplan ushtarak amerikan, piloti i zhdukur

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan ushtarak amerikan, F/A-18E u rrëzua në afërsi të Luginës së Vdekjes në Kaliforni dhe me këtë rast janë lënduar 7 vizitorë të parkut, derisa fati i pilotit ende është i panjohur.

Piloti ishte në misionin e rregullt të trajnimit, transmeton AP.

“Statusi i pilotit ende është i panjohur”, ka thënë togerja Lydia Book. Për kërkim të pilotit është angazhuar edhe një helikopter.

Në vendin e ngjarjes afër Parkut Nacional gjendet ekipi i shpëtimtarëve të cilët po e kontrollojnë terrenin, në lindje të bazës ushtarake të marinës në Kaliforni.

Autoritetet e kanë mbyllur parkingun në afërsi të vendit të aksidentit, është publikuar në sajtin e Parkut Kombëtar i cili gjendet në kufi në mes të Kalifornisë dhe Nevadës, raporton Reuters.

Shkaku i rrëzimit të aeroplanit po hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme