Rrëzohet një helikopter i Gardës Kombëtare në ShBA, vdesin tre ushtarë

| 03 Shk 2021 | 15:44 | Nga

Tre ushtarë të Gardës Kombëtare të Idahos në ShBA vdiqën të martën në mbrëmje pas një aksidenti me helikopter.

Zyrtarët njoftuan të mërkurën se helikopteri i rrëzuar ishte i tipit “Black Hawk”, shkruan Fox News.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes gjatë një fluturimi trajnues afër Boises. Emrat e viktimave ende nuk janë publikuar, sepse po pritet njoftimi i personave të afërm.

“Kjo është një humbje e jashtëzakonshme për Gardën Kombëtare të Idahos dhe komunitetin tonë”, tha përmes një deklarate gjeneral major Michael Garshak.

Të ngjashme