Si rezultat i rrëzimit të një helikopteri të Forcave Ajrore të Greqisë, kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, është arritur deri tek helikopteri i tipit Huey UH-1H me 5 ushtarë në të, në rajonin Elassona në veri të vendit.
Njoftohet se në aksidentin për të cilën ende nuk dihet shkaku kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa ushtarja e cila është shpëtuar e plagosur nuk është në rrezik për jetën.
Helikopteri i cili është nisur nga qyteti Larissa për në Kozani është nisur për patrullim rutinor në kufi.
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, njoftoi se në vend është shpallur ditë zie treditore për shkak të aksidentit.