Tre meshkuj kanë përfunduar të arrestuar në Fshatin Radulloc në Klinë, pas një përleshje mes vete.
Të njëjtit zënkën fillimisht e kishin nisur në Facebook e me pas janë takuar ditën e martë dhe janë rrahur.
Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.