Rrihen për pronë, gjashtë persona përfundojnë në burg

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Një rast “lëndim i lehtë trupor/sulm”, është regjistruar të dielën në Graçanicë, përkatësisht në fshatin Dobratin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në fshatin Dobratin të Graçanicës, në ora 11:45, janë arrestuar gjashtë persona.

Sipas njoftimit, gjashtë personat janë të kombësisë shqiptare dhe deri te arrestimi i tyre ka ardhur për shkak të një zëne rreth një prone.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, dy prej të cilëve pas një zënke rreth një prone ishin kacafytur në mes veti dhe kishin pësuar lëndime ku kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se katër të dyshuarit e tjerë e kishin sulmuar fizikisht njërin prej të dyshuarve të parë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit gjashtë personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme