Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Tolaj, është sulmuar në mënyrë brutale dhe ka marrë lëndime të rënda trupore.
Bashkëshorti i këngëtares, Besiana Mehmedi nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë rast.
Megjithatë, ai ka bërë me dije se për trojet shqiptare nuk do ta kursejë as edhe pikën e fundit të gjakut.
“Dihet që njeriu ka pesë litra gjak në trup. Por unë do e jap edhe pikën e fundit për Kërçovë dhe çdo cep të shqiptarisë”, ka shkruar ai në një status në profilin e tij në Facebook.