Ka ndodhur një rrahje ndërmjet një shoferi të linjës 3 të autobusave të “Trafikut Urban” dhe një shpërndarësi të “Shef Pizza” në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Rrahja ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik pasi që shoferi i “Shef Pizza” ia kishte zënë rrugën autobusit.
Shpërndarësi i picave është larguar nga vendi i ngjarjes, edhe pse Policia ka intervenuar pas disa minutash. Ndërsa, shoferi i autobusit ka vazhduar me Policinë për të dhënë deklaratën.