Mundësitë nuk bien në prehrin tonë duke na kërkuar t’i marrim dhe t’i shfrytëzojmë ato.
Njëra prej thënieve të mia të preferuara nga filozofi roman Seneca është: “Fati ndodh kur përgatitja takon mundësinë”.
Nganjëherë gjatë rrugëtimit tonë të karrierës, ne mund të ndihemi të ngecur në një rol të veçantë ose të pyesim veten se pse të tjerët po shkojnë përpara ndërsa ne po qëndrojmë në të njëjtin vend. E vërteta është se mundësitë nuk biejnë në prerhërin tonë duke na kërkuar t’i marrin dhe t’i shfrytëzojmë ato. Por, çelësi qëndron në aftësinë tonë të shfrytëzimit të mundësive kurdo, kudo dhe sido që ato shfaqen. Dhe ajo, siç tha Seneca, kërkon përgatitje.
Jini proaktivë
Mund të jetë shumë frustruese kur ju nuk kërkoheni të jeni pjesë e një projekti të ri ose mësoni se një koleg po ngritet në pozitën të cilën ju e keni dëshiruar. Duke vënë mënjanë arsyet e jashtme se pse këto mundësi mund t’ju kenë kaluar,ia vlen të shikoni me kujdes se çfarë mund të kishit bërë më mirë që të merreshit në konsideratë.
Ja një tjetër thënie inspiruese nga Seneca: Nëse dikush nuk e di se në cilin port po lundron, asnjë erë nuk është e favorshme.
Menaxherët nuk mund të lexojnë mendjen tuaj, kështu që vetëm nëse ambiciet tuaja janë të qarta, ata nuk do t’a dinë se çfarë konsideroni mundësi të ëndrrave.
Më shumë se kurrë, ju duhet të merrni zotërimin e karrierës tuaj dhe të keni një vizion për të ardhmen. Karrierat rrallë ndjekin një rrugë të drejtë dhe të paracaktuar. Kjo hap mundësi emocionuese, por gjithashtu vendos pengesa për ndërmarrësit që të definojnë se ku duan të shkojnë dhe t’a ndjekin atë rrugë në mënyrë proaktive.
Lejoni që menaxheri juaj të dijë se çfarë dëshironi dhe se çfarë përgjegjësi të reja dëshironi të merrni. Ju jeni mbrojtësi i vetes më i mirë. Mos u turpëroni të ndani këto qëllime me të tjerët në organizatë gjithashtu. Lejoni që kolegët në departamente tjera të dinë nëse dëshironi të kontribuoni në projektet e tyre, duke supozuar se nuk ndëhryn me punën tuaj aktuale, dhe zbuloni se si tjerët kanë fituar ato mundësi të cilat shpresoni t’i keni.
Qëndroni të gatshëm
Sapo të definoni qëllimet tuaja të karrierës, ju duhet të pajisni veten me aftësitë e nevojshme, p.sh. pjesën përgatitore të thënies nga Seneca. Por edhe kjo nuk është aq e drejtpërdrejtë në vendin tonë modern të punës, ku teknologjitë e reja po ndryshojnë përshkrimet e punës dhe aftësitë e vështira po rriten.
Ju nuk do të jeni në gjendje të fitoni një mundësi të re me aftësi të vjetra, por nuk mund t’a parashikoni se cilat do të jenë aftësitë e nevojshme për të nesërmen, gjithashtu. Përgjigja është që gjithmonë të mësoni dhe të kultivoni një mentalitet të rritjes që të gjeni vlerë në proces dhe jo vetëm në fitim.
Ja se çfarë dua të them. Nëse merrni në konsideratë vetëm mësimin e HTML për të cilën mendoni se është e rëndësishme, ju do të irritoheni kur të kuptoni se duhet të dini edhe PHP dhe JavaScript për të mirëmbajtur një faqe interneti. Dhe nuk do të jeni në gjendje t’a drejtoni kur të vijë koha të krijoni një faqe të re internti.
Mirëpo, nëse pranoni realitetin se gjuhët programuese janë gjithmonë në zhvillim, ju do të kuptoni se pse aftësitë tuaja të kodimit duhet të zhvillohen gjithashtu. Me një mentalitet të rritjes, mbajtja e aftësive tuaja teknologjike bëhen qasja juaj ndaj punës. Ju atëherë do të jeni në pozitë të mirë që t’u përgjigjeni mundësive të cilat përfshijnë teknologji të reja, pavarësisht se a trokasin ato muajin apo vitin e ardhshëm.
Mësimi gjatë gjithë jetës është aftësia më e vlefshme që mund t’a posedoni në ambientin e vendit të punës i karakterizuar nga ndryshimet e shpejta dhe pasiguritë e të ardhmes. Sapo të keni një reputacion si një nxënës i shpejtë dhe entuziast, ju do të keni më shumë gjasë të zgjedheni nga vendimmarrësit në kompaninë tuaj për mundësi të vlefshme, si ai projekt i ri ose roli i lirë i menaxhmentit. Dhe ju do të jeni të gatshëm t’a shfrytëzoni në maksimum.
Qëndroni të hapur ndaj mundësive të jashtme
Sigurisht që mundësitë trokasin jashtë nga vendi juaj i punës aktual, dhe ju duhet të aplikoni parimet e njëjta të përgatitjes. Nëse trokitja vjen nga një rekrutues, për shembull, ju ende duhet t’ia dëshmoni përshtatshmërinë tuaj menaxherit punësues. Dhe nëse e fitoni punën, ju duhet të ktheheni dhe të qëndroni të gatshëm për ato mundësi të brendshme.
Është e natyrshme të qëndroni oportunistë kur kërkoni punë. Ju ndreqni rezymenë dhe profilin e LinkedIn dhe siguroheni se portofolio dhe faqja juaj e internetit janë në përputhje me trendet e reja. Ju rilidheni me rrjetin tuaj profesional dhe ndiqni ngjarje të industrisë që të qëndroni të gatshëm kur diçka e re del.
Por, këto aktivitete vetëm rrisin gjasat tuaja që të dëgjoni një trokitje në derë. Ato nuk ju ndihmojnë të mbyllni marrëveshjen që mundësia të shndërrohet në sukses. Për t’a kujtuar Seneca sërish, ju ende duhet të jeni të përgatitur që t’i përgjigjeni thirrjes, e cila na kthen në mësimin gjatë gjithë jetës.
Kur prezantoheni me një mundësi të mirë, duhet të jeni të gatshëm që t’a shfrytëzoni atë. Kjo kërkon vetëbesim. Ju do të keni më shumë vetëbesim nëse investoni në veten tuaj, mësoni dhe krijoni aftësitë përgjatë rrugës.