Në mbledhjen e 20-të të Qeverisë Haradinaj u miratua propozim-vendimi për rritjen e pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke e arsyetuar këtë propozim, tha se është një mospërputhje mes pagave duke përfshirë edhe të punësuarit në zyrën e tij.
Kreu i ekzekutivit nuk e ka bërë të qartë saktë se për cilat pozita bëhet fjalë dhe sa do të rriten pagat.
Por, EO merr vesh se ndër ata që do të përfitojnë rritje page janë dhe këshilltarët e kryeministrit.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe raporti 100-ditësh i punës, raporton Ekonomia Online.