Kryetari i Sindikatë së Re të KEK-ut, Rafet Osmani ka njoftuar se bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kanë vendosur që punëtorëve të KEK-ut t’ua rrisë pagën mujore prej 100 eurove që nga muaji mars.
“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, ju njoftojmë se morëm informatën më shkrim nga bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-ut se rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100€ do të ndodhë me pagën e Marsit që do të merret me 15 Prill 2018, ka njoftuar Osmani përmes Facebook.
Punëtorët e KEK-ut ditë më parë kishin protestuar në qendër të Prishtinës për ngritjen e pagave, pas premtimit që iu ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli gjatë fushatës elektorale.